Guardiola: Ndoshta do të shpenzojmë 1000 mln euro të tjera në merkato

Në tre sesione merkatoje, Mançester Siti ka shpenzuar 320 milionë euro duke transferuar 10 futbollistë, thuajse një ekip të tërë për t’i dhuruar Guardiolës lojtarët që ai dashuron. Në fakt investimet janë shpërblyer me fitimin e Premier League, por jo me atë të Champions League, pasi u eliminuan nga Liverpuli në çerekfinale.

Gjithsesi kjo nuk ka ndryshuar aspak mendimin e sheikut, Mansur bin Zayd Al Nahyan, i cili do të bëjë investime të tjera. Pep Guardiola ka zbuluar edhe se çfarë do të ndodhë te Siti.

“Do të investojmë shumë para në merkato e ardhshme, ndoshta 1 miliard euro (qesh). Pa lojtarë kualitativ është e pamundur që të luash një model loje. Yjet e futbollit kushtojnë shumë, ndaj duhet që të ketë shumë likuiditet për të bërë eksperimente të tjera në sezonin e ardhshëm. Pa këta investime, do të duhet një mrekulli, dhe unë jam në gjendje që ta bëj një gjë të tillë”, ka thënë strategu spanjoll për “Sportbild”. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?