FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Guardiola: Sezoni i kaluar jo dështim, madje ishte i jashtëzakonshëm!

Pep Guardiola është shprehur se Manchester City nuk ka dështuar në Ligën e Kampionëve, madje e ka përshkuar performancën e sezonit të kaluar si një “arritje të jashtëzakonshme”. “Qytetarët” nuk e kanë fituar asnjëherë Championsin, ndërkohë që u mundën 0-1 nga Chelsea sezonin e kaluar.

“Njerëzit mund të thonë se Man City ka dështuar, por ishte një arritje e jashtëzakonshme sezonin e kaluar, duke luajtur vërtet mirë në shumë ndeshje, por humbi ndaj një ekipi pretendent.

Sa herë fillon sezoni i ri unë jam jashtëzakonisht i lumtur. Sezonin e kaluar jemi përmirësuar. Në 13 ndeshje arritëm të fitonim 11 në Champions. Tani do të fillojmë një sezon të ri, ku çdo ekip dëshiron të fitojë. Ne do të përpiqemi, po nuk do ju them se cila skuadër do të fitojë pasi nuk e di”, deklaroi strategu spanjoll. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?