Guardiola: Siti jo në nivelin Barcelonës, Champions-i është ndryshe …

Mançester Siti është i papërmbajtshëm këtë sezon. Skuadra angleze ka fituar ndeshjen e parë 4-0 të fazës së 1/8-ve, teksa nesër në mbrëmje do të luajë sa për statistika ndaj Bazelit.  Trajneri Pep Guardiola ka folur para kësaj ndeshje duke u përgjigjur edhe për mediat e shumta që e krahasojnë me Barcelonën e tiki-takas.

“Futbollistët e Barcelonës kanë dominuar gjatë dekadës së fundit duke fituar shumë trofe. Ne sapo kemi fituar trofeun e parë me këtë grup. Për të arritur nivelin e Barcelonës do të na duhet shumë por shumë kohë. Shanset për të fituar Championsin? Njerëzit thonë që jemi një nga skuadrat favorite për të fituar trofeun por në Champions League është diçka ndryshe. Po nëse ndodh diçka e ngjashme me atë që ndodhi në sfidën e ‘FA Cup’ ndaj Vigan nuk do ta fitonim kurrë Championsin.

Në këtë kompeticion nuk ka vlerë vetëm mënyra sesi luan. Champions League është krejtësisht ndryshe. Mjaftoni të shikoni Realin e Madridit, përpara ndeshjes ndaj PSG të gjithë thoshin se Reali ka probleme por më pas të gjithë e panë se çfarë ndodhi në ndeshjen e parë. UEFA Champions League është unike, aty vendosin episodet”, u shpreh strategu spanjoll.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?