Gugash Magani: Ndaj Laçit për kualifikim, jo për hakmarrje

Tirana sërish përballë Laçit, këtë të mërkurë në stadiumin “Qemal Stafa”, në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Skuadra e Laçit rezultoi një kundërshtar i hidhur për bardheblutë, që në tre takime sezonale kanë humbur dy ndeshje në Laç duke pësuar në total 5 gola pa shënuar asnjë. Në një ndeshje tjetër bardheblutë kanë barazuar pa gola në “Qemal Stafa”. Për trajnerin e Tiranës, Gugash Magani, ndeshjet e kupës kanë një histori tjetër. – “Ndryshe nga kampionati mendoj se Kupa ka diçka tjetër sepse është shumë e rëndësishme që në ndeshet në shtëpi, siç e kemi edhe ne nuk duhet të pësosh pasi një gol në fushë kundërshtare të hap shumë probleme, kështu që në krahasim me kampionatin do të jemi shumë më të kujdesshëm. Laçin padyshim që e vlerësojmë si skuadër, pasi nëse ka ardhur deri këtu padyshim që është meritë e saj”. Magani e ka të qartë se kualifikimi do të vendoset në dy ndeshje. Disfata 3-0,  në javën e 22-të në Laç nuk shihet si një mundësi hakmarrje, ndonëse një fitore e tillë do të afronte Tiranën më pranë finales.   –“Nuk mendoj për hesape, pasi është një lojë futbolli dhe futbolli është argëtues. Në sensin sportiv mendoj që do bëjmë gjithçka në fushën e lojës. Kemi bindjen se do futemi për të bërë një hap të rëndësishëm për kualifikimin, por janë 180 minuta. Ajo që ka rëndësi është që ta vlerësojmë realisht këtë kundërshtar që është si kryesuesit e tjerë të kampionatit.” Magani thekson se Tirana do të luajë, nisur nga strategjia që do të përdoret nga kundërshtari. – “Duhet të jemi shumë të motivuar, ndërsa në aspektin taktik do të shikoni një skuadër sulmuese por duke pasur parasysh edhe strategjinë e kundërshtarit do të bëjmë kujdes edhe në prapavijë pasi nuk duhet që të pësojmë.”  Për sa i përket gjendjes së skuadrës lajmi i mirë për Maganin është se rikthehet në dispozicion i Mario Morina që gjithsesi nuk mund të përballojë 90 minuta. Ndërkohë, një mungesë e rëndësishme për Tiranën do të jetë ajo e Erando Karabecit.

 

Kupa e  Shqipërisë

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjysmëfinalet e para – 8 prill  (14:00)

Swiss Digital Mobile Reklama

Kukësi-Skënderbeu

Tirana-Laçi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?