Gundogan në planet e Bayern, sot para sfidës së kupës me Borusian

Bayern fitoi në fundjavë titullin e 25-të kampion në Gjermani dhe sot ora 20:30 përballet me Borussia Dortmund për finalen e Kupës së Gjermanisë.  Por bavarezët po mendojnë për sezonin tjetër dhe përforcime të bujshme. E përditshmja gjermane “Bild”, mëngjesin e kësaj të Marte paralajmëronte se Bayerni i Mynihut po përpiqej t’i rrëmbente një tjetër lojtar të rëndësishëm Borussias së Dortmundit, por pa e zbuluar emrin, duke publikuar vetëm siluetën e tij. Për të apasionuarit e futbollit gjerman nuk ishte e vështirë për ta kuptuar se bëhej fjalë për Ilkay Gundogan, kontrata e të cilit me Dortmundit skadon në verë të 2016. Mësohet se  24-vjeçari nuk ka marrë ende një propozim për rinovimin e kontratës, ose më saktë edhe vetë futbollisti me origjinë turke nuk është i interesuar për ta vijuar karrierën me verdhezinjtë, çka lë të kuptohet që në fund të sezonit mesfushori i përfaqësueses gjermane do të largohet nga Dortmundi. Kohët e fundit është përfolur për një interesim të Manchester United, por duket se e ardhmja e Gundogan do të jetë në Bundesligë. 

Arsyeja pse Bayerni kërkon të sigurojë shërbimet e turko-gjermanit lidhet me zhvillimet që pritet të ndodhin në mesfushën e kampionëve të Bundesligës. Bastian Schveinstieger, i cili i ka kaluar të 30-ta, përflitet se kërkon një eksperiencë të re në MLS, ndërsa 33- vjeçari Xabi Alonso nuk jep më garanci për të ardhmen.  Gjithsesi, për të rrëmbyer Gundogan, Bayerni duhet të derdhë në arkat e Borussias 30 milionë Euro, për të mposhtur konkurrencën e rivalëve të tilë si M. United, Real Madrid, Atletico Madrid dhe Arsenal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?