Guri flet pas super golit: E kisha provuar edhe në stërvitje …

Kukësi arriti të ndalte Skënderbeun, duke e mundur në shtëpi me rezultatin 0-1, rezultat i cili shtyu edhe festën e korçarëve. Vendimtar në këtë ndeshje, ishte i përhershmi Sindrit Guri i cili arriti të shënonte një super gol nga goditja e dënimit vetëm pak minuat para përfundimit të ndeshjes. Ai ka zbuluar se nuk ka qenë aspak rastësore.

“E provojmë dhe në stërvitje, dëshira rezultoi e saktë. Edhe me Partizanin e sot. Uroj të shënoj sa më tepërt. Kam besim te vetja dhe ia dola. Shpresoj të vazhdoj kështu.

E ardhmja? Nuk e mendoj fare, por fokusohem vetëm te loja. Trajneri ka bërë një punë të madhe para ndeshjes. Trajneri na përgatiti për një betejë. Nuk donim që Skënderbeu të festonte në syrin tonë. Ky ishte qëllimi

Swiss Digital Desktop Reklama

Menaxherët? Nuk më thonë nga janë. Jam totalisht i fokusuar te ato detyrat e trajnerit. Merret agjenti dhe klubi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Penalltia e padhënë? Unë lëviza me topin dhe e shtyva dhe njëherë. Ai ishte shtrirë dhe shkela te këmbët e Alitit. Mendoj që është penallti. Kështu e mendoj unë. Nuk kisha bazament.

Për shëtitjen anës detit…? Këtë radhë nuk do jemi në Durrës do ikim në Shëngjën. Më mirë afër Shkodrës”, tha Guri.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?