FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Haaland dhuron spektakël me dopietë në fitoren e Dortmundit ndaj Frankfurtit (VIDEO)

Haaland shkëlqen që në ndeshjen e parë të Bundesligës. Talenti norvegjez rrëmbeu skenën e “Signal Iduna Park” në fitoren e thellë 5-2 të Borussias së Dortmundit ndaj Eintrachtit të Frankfurtit. 2 gola dhe 3 asiste për 21-vjeçarin, praktikisht ka firmën në të gjitha finalizimit e verdhezinjve, që shënuan edhe një gol në portën e tyre.

Haaland asistoi Marco Reus në minutën e 23-të për golin që zhbllokoi takimin, ndërsa pak minuta më vonë Passlack i Dortmundin ishte pafat me devijimin e topin në portën e vendësve. Verdhezinjtë e rimorën shpejt epërsinë me Torgen Hazard në të 32-tën, edhe në këtë rast i shërbyer nga Haaland, për të ardhur më pas te goli i parë i norvegjezit i sigluar vetëm dy minuta më vonë.

Në minutën e 58-të, Haaland ishte pjesëmarrës në golin e shënuar nga Reyna e pas thuajse çerek ore realizoi të dytin personal, për rezultatit 5-1. Gjithsesi, katër minuta para fundit të kohës së rregullt, Hauge shënoi një tjetër gol për Eintrachtin e Frankfurtit, që vlejti vetëm për statistikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?