FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hamburgu pëson sërish humbje, tifozët sulmojnë Mërgim Mavrajn me shokë, ndërhyn policia (Video)

Hamburg është në krizë dhe kjo nuk përbën lajm, pasi nuk fiton prej dhjetë ndeshjesh radhazi. Dje, ekipi ku luan edhe mbrojtësi shqiptar Mërgim Mavraj pësoi edhe humbjen e 200 në Bundeslig, ku pësoi humbje 2-1 kundër Bayer Leverkusenit.

Mavraj

Kjo ka bërë që skuadra të rrezikohet të bjerë në ligën e dytë gjermane, pasi gjendet në vendin e parafundit të renditjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata ku ndodhet skuadra ka bërë që edhe tifozët të mos logjikojnë më, teksa para ndeshjes kishin shpalosur një banderolë kërcënuese për lojtarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hamburg humbi sërish dhe durimi sosi. Pas vërshëllimës finale të gjyqtarit të ndeshjes Hamburg-Leverkusen, tifozët vendas tentojnë të hyjnë në fushë për të nxjerrë inatin ndaj lojtarëve të skuadrës së tyre, shkruan tg.

Hamburgu

Forcat e rendit ndalojnë mësymjen duke përdorur edhe qentë e policisë. 40 minuta pas kësaj, tifozët e Hamburg nuk u dorëzuan, por tentuan edhe një herë të sulmonin lojtarët e ekipit të tyre.

Këtë herë, tifozët e irrituar tentuan të hynin në korridoret e brendshme të stadiumit, përmes një platforme të impiantit. Por, përsëri pa sukses, për fat, sepse edhe një herë, forcat e rendit ndërhynë duke ndalur në kohë 60 tifozët e Hamburgut.

Javën e ardhshme, Hamburgu i Mërgim Mavrajt do të luajë derbin e veriut ndaj Werder Bremenit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?