Hamilton fiton Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, Vetel bën “vetëvrasje”
Luis Hamilton ka fituar garën e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, gara e 4-t sezonale e Botërorit të Formula 1, një garë që dhuroi spektakël.
Ky është suksesi i parë sezonal për pilotin britanik, që la pas Kimi Raikonen dhe Serxhio Perez, që u ngjitën në podium. Një fund i çmendur i garës zhvilluar në pistën qytetase të Baku i dha fitoren Hamilton, që nuk e priste këtë sukses.
Dalja e makinës së sigurisë 4 xhiro nga fundi, që fillimisht përfitoi nga një parakalim i gabuar i Vetel, që doli jashtë piste dhe më pas nga dëmtimi i gomës së Botas për të fituar garën.

KOHA JONË SONDAZH

