Hamshik: Mbrëmë morëm pak frymë, kundër Juves duam titullin
Napoli fitoi dy pikë të tjera ndaj Juventus, dje në mbrëmje, pasi bardhezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 ndaj Krotones. Tashmë diferenca mes të dyja ekipeve është 4 pikë, teksa në fundjavë do të luhet edhe dueli i titullit në “Allinz Stadium.
“Gjatë ndeshjes mbrëmë ishte një moment kur diferenca me Juven ishte 9 pikë, por në fund ne treguam personalitetin tonë dhe ia dolëm që të përmbysim rezultatin. Tani janë vetëm 4 pikë larg”, kështu e komenton kapiteni i Napolit Marek Hamsik triumfuan 4-2 kundër Udinezes.
“Mbrëmë morëm pak frymë, por që sot në mëngjes jemi të përqendruar vetëm tek ndeshja kundër Juventusit. Do të jetë një takim shumë i rëndësishëm, një ndeshje që do të ndikojë shumë se si do të përmbyllet sezoni”, ka thënë sllovaku.
Të dielën e 22 prillit, në “Allianz Stadium” do të luhet Juventus-Napoli.
KOHA JONË SONDAZH

