FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hazard i shkel syrin Realit: Do të dëshiroja të luaja në Madrid

Edhe pse është kthyer në një yll në Londër, Eden Hazard e mendon shpesh largimin nga Chelsea. Një gjë e tillë është pohuar përsëri nga mesfushori belg, i cili nuk ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga Anglia, duke i shkelur syrin edhe Realit të Madridit.

“Do të dëshiroja të nënshkruaja për Real Madridin, pse jo? Real Madridi pa Zidane është i ndryshëm, por është ende Real Madrid. Kam fituar gjithçka në Angli, por kjo nuk do të thotë që unë do të largohem. Gjithmonë kam thënë se dëshiroj të provoj diçka të ndryshme pas Anglisë, por ka gjëra që mund të më bëjnë të qëndroj”-tha Hazard për mediat britanike.

Në garë për Hazard është edhe gjigandi tjetër i La Liga, Barcelona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?