Hazard: Më mirë të humbasësh me Belgjikën se të fitosh me Francën

Eden Hazard ka mbetur i zhgënjyer pas eliminimit. Ai ende beson se Belgjika ishte skuadra më e mirë e këtij turneu, por jo më e forta.

“Ne jemi skuadra më e kompletuar. Askush nuk e ka potencialin tonë, por nuk jemi mjaftueshëm të fortë për të thyer një ekip kaq solid dhe kaq cinik sa Franca. Jam i zhgënjyer sepse e meritonim të shkonim në finale, por pikërisht atëherë kur duhej të tregonim se dimë të bëjmë gjëra të mëdha, nuk arritëm të gjenim të paktën një gol. Është e pashpjegueshme se sa i pamëshirshëm është futbolli. Sot nuk fitoi skuadra që luan më mirë apo më bukur, fitoi thjesht skuadra më e bashkuar dhe më e disiplinuar në fushë”, tha pas ndeshjes ylli i Çelsit.

Deklaratat e tij janë interpretuar nga media edhe si një sulm që i ka bërë ai trajnerit Martinez, sidomos për mënyrën sesi e kishte vendosur skuadrën në pjesën e parë. “Preferj që të humbas me këtë Belgjikë, se të fitojë në këtë mënyrë si Franca. Unë gjithsesi do të bëj tifo për Francën. E kam thënë gjithnjë se jam një fans i ‘Gjelave’ dhe do të vazhdoj t’i mbështes deri në fund”, u shpreh numri 10 i Belgjikës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?