FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hazard pyetet për kritikat e Sarrit: Nuk më intereson …

Eden Hazard ka thënë se nuk “do t’ia dijë” pas kritikave të trajnerit Maurizio Sarri në ditët e fundit. Ylli belg ndihmoi skuadrën e tij që të kalonte dje në mbrëmje në finalen e “Carabao Cup”, duke shënuar një nga golat në kohën e rregullt.

Pas ndeshjes futbollisti belg u shpreh: “Nuk ka rëndësi se çfarë thotë trajneri”. Chelsea do të luajë ndaj Manchester City-it në finalen e 24 shkurtit.

Sarri lëshoi deklarata aspak të këndshme për Hazard: “Preferoj që ai të flasë me këmbë. Potenciali që ka është më i lart se performancat e tij. Ai duhet të respektoj para së gjithash veten”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur Hazard u pyet pas ndeshjes për këto komente të trajnerit italian në “Sky Sports” ai shtoi: “Nuk dua t’ia di. Unë vetëm luaj futbollin tim. Bëj më të mirën për skuadrën”. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?