Hazard: Sarri është plakush, por kemi të njëjtën mendim për lojën

Eden Hazard mendon se trajneri i Chelsea-t, Maurizio Sarri dhe ai kanë të njëjtën mendim për mënyrën e lojës. Ylli belg gjatë këtij sezoni është përfolur shpesh për një largim të mundshëm, por ka qenë vazhdimisht protagonist duke shënuar gola dhe dhuruar asiste.

“Është një plakush, por e shikojmë futbollin në të njëjtën mënyrë. Jemi shumë të lirë në lëvizjet tona kur kemi topin, jo vetëm unë, por edhe Ëillian ose Pedro.  Trajnerit tonë i pëlqen të ketë kontrollin e topit dhe të përdorë shumë statistikat: zotërimi, gjuajtjet, rastet për gol. Në të kaluarën kemi luajtur më shumë në kundërsulm.

Sarri është ndryshe nga Conte dhe Mourinho. E kuptoj se tifozët duan që ne të sulmojmë gjithmonë, por mbajtja e topit është pjesë e futbollit. Jemi akoma duke mësuar konceptet e tij. Më pëlqen ky stil loje”, deklaroi belg për “The Times”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?