Hejkens: E turpshme që përfundoi kështu, Reali të falënderojë Navas

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Jup Hejnkens pas ndeshjes ka përgëzuar futbollistët e tij për lojën që zhvilluan në Bernabeo, teksa sipas tij Reali duhet të falënderojë Navas që shkoi në finale.

“Jam i zhgënjyer që nuk kemi kaluar, e meritonim të arrinim në finale, por nuk jam melankolik, kam një pamje realiste për rezultatin. Nëse shihni të dyja ndeshjet, ne ishim ekipi më i mirë. Duhet të ishim në finale, jam shumë i zhgënjyer. Nëse shikojmë ndeshjen e sotme, të dyja ekipet luajtën mirë, ishte një lojë e bukur, e klasit botëror. Ne kemi dominuaru në besoj dhe ata duhet të falënderojnë Navas për performancën e tij spektakolare, veçanërisht në fund.

Nuk e kisha parë Bajern të luante aq mirë në një kohë mjaft të gjatë. Jam i zhgënjyer me rezultatin. Barazimi ishte një humbje për ne. Jemi stërvitur dhe kemi punuar për nëntë muaj, kemi ndërtuar një grup të mirë. Lojtarët e mi janë të gjithë të fortë dhe është një e vërtetë e turpshme që gjërat duhet të përfundojnë si kjo”, tha Jup Hejnkens.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?