“Heroi” i Kamzës: S’kam folur me Ndreun, Ahmataj gjenerata e re!
Sebino Plaku ishte futbollisti më i mirë në fushë në fitoren e madhe të Kamzës sot ndaj Lushnjës. Sulmuesi i njohur shënoi dy gola, ndërkohë që në përfundim të ndeshjes bëri dhe një koment për ish-trajnerin Ndreu, dhe për të sapoardhurin Julian Ahmataj.
“Pas barazimit të rezultatit, e ndjemë presionin. Është normale, prej situatës që kemi kaluar. Mungesa e rezultateve të fut gjithmonë në trysni, i ka ndodhur gjithmonë edhe ekipeve të tjera. Dolëm nga ajo pjesë e parë e mirë, po e kërkonim golin dhe po luanim në stilin tonë. Forca e grupit, mendoj se do të na ndihmojë deri në javën e fundit.
Nuk kam pasur mundësinë të flas për presor Ndreun, por do doja ta falënderoja. Ka bërë një pjesë të mirë në fazën e parë, por edhe në vazhdim. Në fazën e tretë patëm luhatje, por gjithsesi ai ka qenë një pjesë shumë e rëndësishme dhe do doja ta falënderoja. Profesor Ahmataj është gjeneratë e re, ka ide të ndryshme, idetë e veta është munduar t’i hedhë në fushë që javën e parë. Ekipi reagoi dhe është një mundësi e mirë për të gjithë që ta ndjekim, sepse mendoj se mënyra se si e shikon ai futbollin, është risi për ekipin. Po përshtatemi dhe jemi në rrugën e duhur”, u shpreh Plaku.
KOHA JONË SONDAZH

