FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Herrera zyrtarizon “divorcin” me United, gati transferimi në Francë

Ander Herrera do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit. Lajmin e ka thënë vetë futbollisti (i skadon kontrata në qershor) nëpërmjet një postimi në Twitter.

Herrera mbërriti në “Old Trafford” në vitin 2014 nga Atheltic Bilbao dhe gjatë 5 viteve të qëndrimit të tij në Manchester ka fituar FA Cup në vitin 2016, Kupën e Ligës dhe Europa League në vitin 2017, kur dhe u votua nga tifozët futbollisti më i mirë i “Djajve të Kuq”.

Me fanellën e Manchester United Herrera ka luajtur në 189 ndeshje dhe ka shënuar 20 gola. Sezonin e ardhshëm ai pritet që të luajë te PSG, ku gjetja e hapësirave nuk do të jetë një mision aspak i thjeshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?