Higuain: Do të luftojmë deri në vdekje për të fituar titullin!
Gonzalo Higuain ishte heroi i mbrëmjes së sotme për Juventusin, pasi sulmuesi argjentinas shënoi dhe golin e fitores, që shënoi përmbysjen 3-2. Argjentinasi duke folur për “Premium Sport” është shprehur se bardhezinjtë do të luftojnë deri në vdekje për të fituar titullin.
“Ky është futbolli, humbëm në minutën e fundit, tani arritëm që të përmbysnim rezultatin, krenar, me uri. Do të luftojmë deri në fund, deri në vdekje për të fituar. Interi luajti një ndeshje të madhe, ishte e rëndësishme që të fitonim, por mungojnë dhe 3 ndeshje. Do të jetë një fitore që do na jap besim. Në ‘San Siro’ i kisha shënuar më parë Milanit, ky ishte goli i parë ndaj Interit. Për Higuain nuk kam asgjë për të thënë, ka luftuar, edhe me një lojtar më pak”, ka thënë Higuain. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

