Higuain: E çoj larg Milanin, te Juvja kisha përplasja me Allegrin por …
Gonzalo Higuain është prezatuar sot te Milanit, duke shprehur krenar dhe i lumtur për aventurën e re. Sulmuesi argjentinas është shprehur se drejtuesit kuqezi bënë shumë për afrimin e tij, teksa ai ka premtuar që d’i çojë larg.
“Unë dua që të falënderoj Milanin për sforcon e madhe që bëri që të më sjellë këtu. Më motivoi shumë projekti, kjo është një sfidë shumë e bukur pas karrierës që kam bërë deri më tani dhe shpresoj që t’ua shpërblej besimin e dhënë ndaj meje.
Kjo skuadër ka një histori të madhe. Kur më thanë që duhet të risjell sërish Milanin në majë, u ndieva krenar. Ndaj zgjodha që të vij këtu. Shpresoj që të bëj gjëra të mëdha te Milani, është një klub që meriton të kthehet në nivele të larta. Mund të bëjmë gjëra të mëdha, ajo që ka rëndësi është të besojmë.
Lamtumira për Juven? Nuk ka asnjë mëri për ‘Zonjën e Vjetër’. Vetëm fjalë falënderuese, kam kaluar 2 vite të bukur. Allegri? Kemi punuar për 2 vite, kemi pasur përplasje por nuk jam këtu për shkak të kësaj. Leonardo? E njihja që më parë, ndikoi shumë në ardhjen time. Më bindën fjalët e pashë besimin në sytë e tij. Chelsea? I vetmi që më donte ishte Sarri, kurse këtu më donin të gjithë”.
KOHA JONË SONDAZH

