Higuain qëndron në Serie A për 60 mln euro

Inter është i shqetësuar për të ardhmen e Mauro Icardi-t. Qendërsulmuesi argjentinas ka përfunduar në radarët e Real Madrid pas lamtumirës së Cristiano Ronaldo-s dhe mund të provojë të hidhet në sulm, nëse nuk ka sukses për Mbappe, Lewandoëski dhe Kane.

Për momentin, asnjë ofertë nuk i është bërë klubit zikaltër për kapitenin, i cili vlerësohet 150 milionë euro nga ana e Suning.

Gjithsesi, në rast të një largimi të Mauros, një nga idetë e Ausilio-s për ta zëvendësuar atë, mund të jetë Gonzalo Higuain, siç ka bërë të ditur “Tuttosport”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qendërsulmuesi i Juventus është drejt largimit nga Torino pas zbarkimit të CR7 te bardhezinjtë, që kërkojnë 60 milionë euro për kartonin e “Pipita”-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një shumë e përballueshme për zikaltrit, nëse shitet Icardi. Gjithmonë sipas shtypit italian, Gonzalo ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Itali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?