Higuain: Sarri trajner special, vetëm ai di të marrë më të mirën nga unë
Gonzalo Higuain nuk ka asnjë dyshim: Chelsea është skuadra e duhur për të dhënë më të mirin e tij. Milani është një kujtim i largët për sulmuesin argjentinas, i cili debutoi në mënyrën më të mirë në Premier League, pasi këtë fundjavë shënoi dopietë në “Stamford Bridge”. Duke folur për mediat angleze, bomberi i njohur nuk i kurseu elozhet për trajnerin e tij.
“Sarri merr më të mirën time. Ai di mjaft mirë që të kujdeset, mbi të gjitha në aspektin emotiv. Premier League është ndryshe, mbrojtësit futen menjëherë dhe nuk të lënë topin në këmbë. Ky është një dallim i madh dhe kam një përshtypje pozitive për futbollin britanik. Këtu stadiumet janë plotë, atmosfera është fantastike, mund të ecësh në rrugë pa problem, pa ndonjë shqetësim”, deklaroi sulmuesi argjentinas.
Higuain me Sarrin në krye në sezonin 2015/2016, ka arritur një rekord golash, ndërkohë që tashmë rikthimi së bashku, mund të sjell dhe rizgjimin e argjentinasit, i cili duket sikur kishte humbur aftësitë vrastare përballë portave rivale. /Rozalb Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

