FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Higuan shfryn kundër kritikave: E lehtë për të folur nga divani!

Barazimi i djeshëm në Champions ndaj Totenhemit, nuk mundi të ishte mbrëmja e ëndrrave për Gonzalo Higuain. Bomberi argjentinas ishte protagonist duke shënuar dy gola, ndërkohë që nuk kanë munguar kritikat në drejtim të tij pas përfundimit të ndeshjes. Bomberi argjentinas ka zgjedhur që të mbrojë veten me anë të një postimi në Instagram.

“Mirëmëngjes të gjithëve, është e thjeshtë për të folur pas ndeshjes nga divani ose karrigia. Deri në rezultatin 2-0 ishte gjithçka perfekte, dhe pas rezultatit 2-2 ndryshoi menjëherë gjykimi. Ne nuk na interesojnë këto zëra. Do të shkojmë në Londër për të marrë kualifikimin. Një përqafim për të gjithë ata që i duan të mirën Juventusit”, ka shkruar numri 9 i bardhezinjve. /Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?