FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Histori e denjë për një film, tre futbollistë flenë prej një jave në aeroport

Tre lojtarë argjentinas të bllokuar në aeroport, pa pasur mundesi që të rikthehen në vendin e tyre. Behet fjalë per Leonardo Gil i Al Itihaad, Sergio Vittor i Damac dhe Cristian Guanca i Al Shabab, që luajnë në kampionatin e Arabisë Saudite. Kanë vendosur për të lënë skuadrat e tyre për shkak se  kampionati në Arabi është ndërprerë për shkak te koronavirusit dhe të kthehen në familjet e tyre në Argjentinë.

Udhëtimi ka nisur që të premten e kaluar, por nga Frankfurti nuk kanë marrë lejen e autoriteteve argjentinase për të vazhduar udhëtimin e tyre. Udhëtimi që ata kishin parashikonte edhe një ndalesë në Sao Paulo por edhe brazilianet nuk pranojnë pasagjer tranziti për në Argjentinë.

Prej pesë ditësh grupi jeton në zonën e tranziteve të aeroportit të Frankfurtit. Me lojtarin Cristian Guanca është edhe bashkëshortja e tij, dy vajzat 6 dhe 7 vjeç dhe mamaja 56-vjeç. Pikërisht kjo e fundit është konsideruar në rrezik, ndërsa me vazjat kohën e kalon duke luajtur. Në hotelin e zonës së tranziteve jo gjithmonë gjenden dhoma të lira.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur ka dhoma të lira sistemohemi, në të kundërt flemë edhe në tokë. Ndërsa për ushqime na kanë ardhur ndihma nga stafi i aeroportit”, tha Guanca. Ndërsa për Gil ata vazhdojnë të jenë në pritje të një përgjigjeje. “Po pres ende por ajo që duhet të them është se duhet të falenderojmë të gjithë ata që na kanë ndihmuar deri tani”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?