Historia e jashtëzakonshme/ Kur Franca fitonte Botërorin, Kante mblidhte plehra në rrugë

N’Golo Kante është një nga futbollistët më të mirë të Kupës së Botës në Rusi. Mesfushori i Francës nuk bën një lojë spektakolare, as nuk shënon gola, por bën një punë të jashtëzakonshme në mesfushë në rikuperimin e topave.

Është lojtari i katërt që ka bërë më shumë kilometra (62,6), i lënë pas vetëm nga Modric, Zobnin dhe Rakitic, të cilët kanë luajtur ndeshje që kanë pasur nevojë për 30 minutat e shtesës. Por, futbollisti me origjinë nga Mali, për të arritur deri këtu ku është sot (një nga mesfushorët më të mirë në botë në rolin e tij) ka bërë rrugë të gjatë. Sipas “Globoesporte”, kur fëmijët francezë shikonin Botërorin e vitit 1998 në televizor, ai mblidhte plehra në rrugët e Parisit.

Kur Didier Deschamps dhe Zinedine Zidane kurorëzoheshin kampionë bote, Kante shkonte me babanë për të punuar. Në moshën 7-vjeçare pastronte rrugë dhe mblidhte plehra për t’i dërguar më pas në plantacionin e riciklimit. Të dielën mund t’i buzëqesh fati. Dhe të shpallet kampion bote, teksa më parë ka arritur një sukses historik duke fituar titullin e Premier League me Leicester.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?