Hoze Murinjo, përjetësisht te Mançester Junajtid

Hoze Murinjo përjetësisht te Mançester Junajtid. Pavarësisht se “Djajtë e Kuq” kanë një distancë prej 13 pikësh nga Chelsea kryesues, drejteusit e klubit anglez janë të gatshëm ti ofrojnë “Special One” rinovimin e kontratës deri më 2025. E përkthyer ndryshe do të thotë se, pak rëndësi ka nëse Manchester United nuk po shkëlqen. Hoze Murinjo dhe drejtuesit e “Djajve të Kuq” besojnë se projekti i tyre, për ta ringritur skuadrën në nivelet më të larta të futbollit europian shumë shpejt do t’i japë frytet e tij. Dëshira e klubit anglez është ta kthejnë teknikun e tyre në pasuesin e Alex Ferguson i cili qëndroi për 27 vite në krye të stolit.

Portugezi sipas tyre është njeriu i duhur dhe për ti ardhur në ndihmë në mënyrë që United të rikthehet në lavdinë e dikurshme, padyshim që do të ndërhyet dhe në merkato. Dëshira e Murinjos është që të ulë moshën mesatare të futbollistëve. Për ta realizuar këtë gjë, ai ka edhe një listë me emrat e futbollistëve që kërkon ti tranaferojë në teatrin e ëndrrave “Old Trafold”. Në krye të saj qëndron sulmuesi i Altetico Madrid, Antuan Griezman. Kostoja e futbollistit është 70 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?