Humbja e parë për PSG-n, Tuchel: S’mund të ketë një Neymar të dytë
Paris Saint Germain dje në mbrëmje ka pësuar humbjen e parë sezonale në ndeshjen ndaj Lyon në shifrat 2-1. Golit të shpejtë të Di Marias pas asistit të Draxler iu kundërpërgjigjën Dembele dhe Fekir me penallti në fillimin e pjesës së dytë.
Trajneri Thomas Tuchel ka thumbuar drejtorin sportiv Antero Henrique, i cili nuk i plotësoi kërkesat që kishte në merkaton e dimrit, me gjermanin që kërkonte me çdo kusht në skuadër një mesfushor shkatërrues pasi aktualisht këtë rol në ekip po e mbulon një qendërmbrojtës si Marquinhos.
“Është e qartë se ne nuk kemi një Neymar të dytë, Marco Verratti të dytë, por kam besim të plotë te lojtarët e tjerë. Kishte shumë shanse për Di Maria dhe Draxler, që bënë një ndeshje shumë të mirë. Ne ishim shumë pasivë pas golit tonë të parë, na mungonte saktësia. Lyon luajti me shumë kualitet, por më pëlqeu pjesa jonë e dytë”, deklaroi trajneri duke konfirmuar vështirësit e ekipit të tij pa pasur në dispozicion Neymarin.
KOHA JONË SONDAZH

