Humbja në Ballsh, “zhduket” Faruk Sejdini, Dinamo në kaos pret Lushnjën

Trajnerit të Dinamos Faruk Sejdini, i cili zuri vendin e Dritan Mehmetit pas dy fitoreve të para, i mjaftoi humbja e fundit në Ballsh me Bylis, dhe nuk është paraqitur më në seancat e stërvitjes së ditëve të para ta javës, në vigjilje të ndeshjes me ekipin tjetër kryesues, Lushnjën. “Xhaxhi” duket se ka shprehur pakënaqësi për lojën dhe rezultatin, teksa ekipet rivale kanë ngritur dyshime që Dinamo toleroi Bylis, që kjo skuadër të ngjitet në Superiore

Ekipi dinamovit është drejtuar dje nga mesfushori Igli Allmuça dhe pritet të mësohet e ardhmja e Faruk Sejdinit, pasi nuk ka asgjë zyrtare për një largim të mundshëm të tij

Sopoti fitoi 3-0 ndaj Tomorit në ndeshjen e fundit të javës së 21-të

Swiss Digital Desktop Reklama

Bylis dhe Lushnja kryesojnë me pikë të barabarta grupin B, 38, në Kategorinë e Parë

Swiss Digital Mobile Reklama

Butrinti i ndjek në vend të tretë, 34, por akuzon Bylis se po prish garën, pasi fitoi me Dinamon, 2-1 në ndeshjen e fundit, dhe besohet se nga kryeqytetasit kishte tolerime.

Dinamo pret këtë javë Lushnjën në kryeqytet dhe Bylis luan në Pogradec ku synon fitoren dhe shpreson që “lagunarët” e Artan Banos të ndalen për të marrë i vetëm kryesimin. Ka dyshime për kompromis mes Dinamos e Bylis, që të “distancohen” Lushnja e Butrinti.    

Luftëtari, Gjoni: Në Kuçovë u diskriminuam, gjyqtari Hamiti ndërroj kurs

Luftëtari ndodhen me Naftëtarin në vend të fundit dhe rrezikon rënien

Naftëtari, pas fitores së fundit me gjirokastritet, ngjall  shpresat për mbijetesë

 

Në Grupin B, kryeson Tërbuni i Pukës, 55 pikë, i ndjekur nga Mamurarsi, 51, e Besëlidhja 50

Besa e Kavajës në krizë, por besojnë te mbijetesa (ka 17 pikë, 6 më tepër se Veleçiku i fundit)

Veleçiku, pas humbjes ndaj Adës i zbehen shpresat për shpëtim

Mamurrasi, Nikaj: “Besoj te ky grup, do ngjitemi

Bizi s’ka dyshime: Ada do të mbijetojë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?