Hummels po reflekton, oferta e Junajtid vështirë të refuzohet
Mutts Hummels, kampion bote me Gjermaninë, nëse do të jetë lojtar i Borusias së Dortmundit, që humbi ndeshjen e fundit me Bayern Mynih, 0-1, falë golit të Levandovskit, do të mbetet jashtë kompeticionit më të rëndësishëm në rang klubesh sezonin tjetër, në Champions League. Nëse mungesa e Dortmund në Champions duket e sigurt, Hummels ka nisur të mendojë që tani për fatin e tij. Manchester United e pret në Premier League. Mats Hummels nuk i heq asnjë pikë dhe asnjë presje qëndrimit që shprehu publikisht pak ditë më parë. Në mungesë të një ekipi më të fortë, mbrojtësi gjerman ka lënë të hapur mundësinë e largimit nga Dortmundi, edhe pse për drejtorin sportiv të Borusias, Ëatzke, të drejtën për të vendosur e ka vetëm klubi. – “Jam duke reflektuar. Kjo nuk do të thotë se do të largohem. Thjesht po mendoj pa asnjë lloj tendence dhe besoj se në javët e ardhshme do të jem më i qartë,” – thekson mbrojtësi 26-vjeçar, të cilit i kanë mbetur edhe dy vjet në kontratë, ndërkohë për të ka interes nga disa klube europiane. Manchester United është më i përfoluri, i gatshëm të ofrojë deri në 40 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit. Një shifër të tillë Dortmundi do ta kishte të vështirë ta refuzonte, pasi edhe të ardhurat do të bien ndjeshëm nga një mungesë e mundshme në Champions League.
KOHA JONË SONDAZH

