FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hyka drejt Beshiktash

Afrojne ditët e merkatos së janarit dhe legjionarët shqiptarë po lakohen në klube të ndryshme. Kështu sipas mediave zvicerane ndërkombëtari shqiptar Jahmir Hyka, mund të lëvizi drejt futbollit turk.

E përditshmja më e madhe në vend, “Blick”,shkruan se për futbollistin e Luzernës ka shfaqur interesim klubi i madh i Stambollit Beshiktash.

Këtë e konfirmon edhe drejtori sportiv i Luzernës, Remo Gaugler, i cili për “Blick” deklaroi: “Ne dëshirojmë t’i mbajmë të gjithë lojtarët në merkaton e dimrit, por nuk do të bëhemi pengesë për askënd nëse shohin mundësi më të mira sportive apo ekonomike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushorit të Kombëtares shqiptare i skadon kontrata në fund të këtij sezoni, ndaj klubi zviceran vështirë të bëhet pengesë nëse në drejtim të lojtarit vjen një ofertë e kënaqshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jahmir Hyka ka shfaqur formë të mirë këtë sezon me Luzernën. Në 15 ndeshje të luajtura, 12 prej të cilave si titullar, ai ka shënuar gjashtë gola duke e ndihmuar ekipin të qëndrojë mes katër më të mirëve të ligës së parë zvicerane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?