FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hysaj bën gati largimin nga Napoli për 35 mln euro

Elseid Hysaj, me largimin e Maurizio Sarrit dhe ardhjen e Carlo Ancelotti-t, ka humbur vendin e titullarit fiks në skuadër. Ish-mbrojtësi, shumë shpesh është alternuar me kolegun e repartit Kevin Malcuit, që po bën paraqitje të mira.  Kjo pritet që të ndikojë në të ardhmen e mbrojtësit shqiptar, që në merkaton e janarit u përfol për një largim të mundshëm nga Napoli për të gjetur më shumë hapësira.

Hysaj ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh, por Napoli mund të pranojë që ta shesë edhe për 35 milionë euro. Në rast se mbrojtësi i kombëtares sonë do të pranojë që të largohet, sipas “Tuttosport”, të kaltrit do të mendojnë për zëvendësuesin e tij, i cili mund të jetë Manuel Lazzari nga Spal-i, i cili kushton 20 milionë euro, Valentino Lazaro  nga Salzburgu dhe Max Hagmayr nga Herta Berlin.

Shkodrani mund të fillojë një aventurë tek Chelsea në verë, vetëm në rast se Sarri do të rikonfirmohet në krye të pankinës së Bluve, diçka që duket shumë e vështirë që të ndodhë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?