Hysaj drejt largimit nga Napoli, të kaltrit gjejnë zëvendësuesin

Elseid Hysaj duket i destinuar për t’u larguar nga Napoli në fund të këtij sezoni në rast se trajneri Mauricio Sarri vendosë që të shkojë tek Çelsi. Të kaltrit kanë filluar që të mendojnë për zëvendësuesin për mbrojtësin shqiptar, por dhe për Maxhion, i cili nuk bind më për shkak të moshës së tij.

“Gzzetta dello Sport” shkruan se drejtuesit e Napolit e kanë gjetur tashmë lojtarin e ri të krahut të djathtë të mbrojtjes, që do të zëvendësojë Hysajn, të palëvizshëm në formacionin e trajnerit Sarri. Bëhet fjalë për Bartosh Berezinski, 25-vjeçarin e Sampdorias, që ka impresionuar në këtë sezon.

Mbrojtësi ka folur me patriotët e tij polakë të Napolit, Milik dhe Zielinski. Një tjetër alternativë është edhe Vinsent Laurini, 29-vjeçari i Fiorentinës, i cii ka luajtur më parë ne Seria A me Empolin, si dhe Gatano Letizia nga Benevento.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultate imazhesh për Bartosz Bereszynski sampdoria

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?