FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hysaj: Goli me Kombëtaren një ëndërr, fitorja do na karikojë!

Kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj u pa mjaft i lumtur pas ndeshjes në konferencën për shtyp, një ndeshje ku edhe gjeti golin e dytë me fanellën kuqezi.

“Siç kam thënë gjithmonë është kënaqësi dhe ëndërr me kur shënon gol me Kombëtaren, është kënaqësi shpresoj të vazhdoj kështu. E rëndësishme ishte të fitonim meqë bëmë shumë golat ishte mjaft mirë do të na karikojë për ndeshjen e radhës.

Dëmtimi? Asgjë e rëndë, asnjë goditje, shpresoj të jem gati për të dielën me skuadrën time. Shpresoj që të vijnë, goli është gol, është kënaqësi si në 5-0 si në 4-0 është kënaqësi, normalisht është mirë kur shënon gola deçiziv, por kur të vijnë”, deklaroi Hysaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?