FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hysaj i “tërbuar” me Ancelottin, gati huazimi që këtë merkato

E ardhmja e Elseid Hysaj vijon të jetë një ndër temat më të ndezura në shtëpinë e Napolit. Sipas gazetës “Il Mattino”, mbrojtësi i kombëtares sonë nuk e ka pritur aspak mirë lënien në stol në ndeshjen ndaj Lazios, duke u shprehur shumë i indinjuar ndaj trajnerit dhe drejtuesve.

Për këtë motiv Giuffredi, agjenti i tij ka nisur rinisur tratativat me Chelsea-n, por sigurisht jo me kërkesat si 6 muaj më parë. Mediat italiane shkruajnë se hipoteza më e mirë në këtë merkato do të ishte huazimi i mbrojtësit, një formulë që në fakt nuk preferohet shumë nga presidenti De Laurentiis.

Dje është përfolur edhe për një interesim të Interit, që do të ishte një lëvizje e mirëpritur nga shkodrani. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?