FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hysaj mendon lamtumirën nga Napoli në verë, ja kush mund ta zëvendësojë

Eiseid Hysaj nuk po kalon një sezon shumë të mirë te skuadra e Napolit nën drejtimin e Carlo Ancelottit. E ardhmja e tij është vënë në diskutim, teksa gjatë janarit, u përfol për një transferim të mundshëm në Angli tek Chelsea. “Stadiosport.it”, raporton se një gjë e tillë mund të ndodhë në verë, ndërkohë që Napoli ka evidentuar edhe zëvendësuesit e mundshëm Pol Lirola ose Bartosz Bereszyński.

Nga titullar i paprekshëm në futbollist part-time. Parabola e mbrojtësit shqiptar, ka nisur që me largimin e Sarrit. Me ardhjen e Ancelottit në pankinë, Hysaj është kthyer në një zgjedhje të katërt në mbrojtje. Maluit dhe Maksimovic i kanë vjedhur minuta të rëndësishme në Champions League, teksa tashmë shkodrani duket i bindur për të braktisur të kaltrit.

Në Hysaj do të shkojë në Angli, zgjedhja e parë për ta zëvendësuar do të jetë Lirola i Sassuolos, i cili bën mjaft mirë në skemat e Ancelottit, pasi është futbollist ofensiv, ndërkohë që alternativa është Bereszyński i Sampdorias. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?