FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

​Hysaj: Ronaldo te Juvja? Ne kemi Ancelottin, besojmë te titulli

Elseid Hysaj sfidon Juventusin ende pa filluar kampionati. Mbrojtësi shqiptar i cili aktivizohet te Napoli ka folur sot për mikrofonin e “Sky Sport”.

“Ronaldo te Juventus, Ancelotti te Napoli. Do të jetë një duel i bukur, por do të jetë edhe Interi në garë, do të shohim. Titulli? Ne besojmë në të gjitha kompeticionet, por do të shohim se si do të shkojë. Ancelotti? I ka idetë e tij, do të kërkojmë që të përmirësohemi. Ai luan më shumë nga krahët dhe po punojmë për atë që na kërkon trajneri”, deklaroi Hysaj.

Mbrojtësi kuqezi në këtë mënyrë ka mbyllur derën e një largimi të mundshëm nga Napoli. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?