FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hysaj u hap derën lojtarëve të tjerë, menaxherët dhe skautët e Napolit zbarkojnë në Shkodër

Transformimi i Elseid Hysajt ka qenë i madh ndër vite pasi pasioni dhe puna e kanë bërë shqiptarin që të ngjitet në nivelet më të larta të futbollit duke patur parasysh se nga ku ai e ka nisur praktikimin e këtij sporti. Menaxherët dhe drejtuesit e Napolit duke parë arritjet dhe cilësitë që ka sjellë shqiptari në skuadrën italiani besojnë se në qytetin e tij të lindjes mund të ketë të tjerë futbollistë si ai.

Për këtë arsye, menaxherët dhe skautët e Napolit kanë qenë të shtunën në Shkodër.
337155_TS_31-10-17_5094801531_
E kishim bërë të qartë praninë e tyre në ndeshjet e ekipeve të Akademisë Vllaznia ndaj atyre të Tiranës, por pa e ditur se për llogari të cilit klub kishin ardhur. Ai që e ka zbuluar këtë gjë ka qenë përgjegjësi teknik i Akademisë Vllaznia, Alban Neziri, që do të shprehej: “Falë njohjeve të drejtorit Zeka, ka ardhur në Shkodër krahu i djathtë i drejtorit sportiv të Napolit, i shoqëruar nga dy skautë dhe ata kanë ndjekur ndeshjet e ekipeve tona.
shkodra
Tre të dërguarit e Napolit kanë evidentuar disa elementë të akademisë tonë. Idea dhe ajo për të cilin po bisedojmë, është që brenda fundit të këtij viti 4-5 futbollistë tanë, të shoqëruar nga dy drejtues, të jenë pranë klubit të Napolit për një periudhë 10-12 ditore stërvitje dhe prove. Kjo është një mundësi e artë që po u jepet këtyre fëmijëve dhe, nëse Hysaj ia doli me ëndrrën e tij të jetë tashmë pjesë e kësaj skuadre, madje një nga lojtarët më të rëndësishëm të saj, pse jo, të mos jenë edhe ata.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?