I bindi të gjithë për 4 muaj, Milani bën gati kontratën e re për Gatuzon
Xhenaro Gatuzo e mori Milanin në një moment delikat por brend 4 muajsh i ka bindur të gjithë duke rikthyer besimin për të siguruar një vend në Champions, dhe si shpërblim do të zgjasë kontratën.
Gjatë pauzës së kombëtareve janë fiksuar kontaktet e para zyrtare mes Rino Gattusos dhe drejtuesve të Milanit për të përcaktuar detajet e kontratës së re për vazhdimësinë e trajnerit në krye të stolit kuqezi.
Për momentin Gattuso është i lidhur me Milanin, në bazë të një akordi që skadon në 30 qershor, i angazhuar te Milani që nga 1 korriku i 2017-ës si trajner i skuadrës së të rinjve, edhe sot Gatuzo merr të njëjtën rrogë që i ishte përcaktuar kur drejtonte skuadrën e ‘Primavera-s” kuqezi, 120 mijë euro neto në sezon.
Natyrisht që në kontratën e re përmirësimi i aspektit ekonomik do të jetë i ndjeshëm. Skadenca do të fiksohet deri në 30 qershor të vitit 2020, ndërsa paga do të jetë të paktën 2 milionë euro në sezon plus bonuset.
KOHA JONË SONDAZH

