I del viza amerikane, Hasan Lika braktis Vllazninë

Hasan Lika nuk do të jetë më trajneri i Vllaznisë. Trajneri ka vendosur që të largohet për arsye personale dhe jo për shkak të rezultateve. Atij i skadon viza amerikane dhe i duhet të udhëtojë për në Amerikë, ku do të jetojë për disa kohë derisa ta rinovojë.

Lika e lë Vllazninë në vendin e parë në grupin A në Kategorinë e Parë. Shkodranët udhëheqin me 11 pikë më shumë nga Erzeni dhe Korabi, që ndajnë vendin e dytë.

Deklarata për shtyp e Vllaznisë

Swiss Digital Desktop Reklama

”Vllaznia bën të ditur se që nga dita e sotme Hasan Lika nuk do të jetë më trajner I ekipit të parë. Me kërkesën e vetë trajnerit, kontrata dypalëshe është ndërprerë për arsye se z.Lika bashkë me familjen e tij pas pak ditësh do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të jetuar atje tashmë. Në këtë mënyrë, KF Vllaznia duke parë ecurinë e mirë të skuadrës e cila ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt arritjes së objektivit, vendosi që të mos e pengojë për të ardhmen e tij. KF Vllaznia e falenderon z.Lika për kontributin e tij në krye të skuadrës gjatë kësaj periudhe duke marrë parasysh momentin e vështirë kur e mori drejtimin e saj, megjithatë falë punës së tij dhe të futbollistëve, ekipi tashmë është shumë pranë arritjes së objektivit, daljes në Superligë. Brenda një periudhë shumë të shkurtër, KF Vllaznia do të bëjë publik edhe emrin e trajnerit të ri që do të angazhohet për drejtimin e skuadrës së parë deri në fund të sezonit.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?