I kërko gjithë Europa, ja 11 yjet që shpërthyen në Kupën e Botës në Rusi

Në Rusi kanë shpërthyer shumë talente, që kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha. Pavard, Maguire, Sabaly dhe shumë të tjerë kanë treguar vlerat e tyre. Ata kanë arritur që të bindin me lojën që kanë zhvilluar në ndeshjet e këtij turneu, që konsiderohet si një mundësi ideale për të bërë një hap të madh në karrierë.

PICKFORD (ANGLI/EVERTON)- Vetëm një vit më parë është blerë nga Evertoni për 29 milionë euro, plus bonuse, por ky Botëror e ka ndihmuar të shkojë më lart. Nëse pas Botërorit fillon një “xhiro” portierësh, një nga klubet angleze mund të bëjë një çmenduri për të.

PAVARD (FRANCË/SHTUTGART)- Një zbulim i vërtetë për ata që nuk e ndjekin luftën për një vend në Europa League që zhvillohet në kampionatin gjerman. Ka shënuar një nga golat më të bukur të Botërorit dhe ka hedhur kandidaturën për të mbuluar krahun e djathtë të mbrojtjes të një ekipi që luan në Champions League. Bayern, Tottenham dhe dy klubet e Mançesterit janë futur në garë.

Swiss Digital Desktop Reklama

MAGUIRE (ANGLI/LEICESTER)- Lojtari simbol i këtij Botërori për Anglinë. Harry do ta fillojë sezonin e ri me një rinovim kontratë me rritje rroge me Leicester, por aftësitë e tij kanë tërhequr vëmendjen e klubeve më të mirë të Premier League.

Swiss Digital Mobile Reklama

MINA (KOLUMBI/BARCELONA)- Botërori i tij me tre gola vendimtarë dhe dominim në zonën e rreptësisë detyrojnë Barcelonën që të bëjë një rivlerësim: nëse vendosin ta nxjerrin në shitje, do të ketë një radhë të gjatë mes klubeve që do të kërkojnë të sigurojnë shërbimet e tij.

SABALY (SENEGAL/BORDEAUX)- Vetëm tri ndeshje, por që kanë qenë të mjaftueshme për të befasuar të gjithë në një rol që është historikisht i vështirë. 25 vjeç, i shpejtë dhe shumë i rrezikshëm me krosimet e tij. Çmimi i kartonit nuk është shumë i lartë dhe Napoli është një nga skuadrat që mund të vihet në lëvizje për mbrojtësin e krahut të djathtë.

CHERYSHEV (RUSI/VILLARREAL)- Vinte nga një sezon jo shumë i mirë, për momentin është Këpuca e Argjendtë e Botërorit me katër gola. Më vendimtar se Golovin, mund të kthehet te Real, ku ka luajtur me ekipet e moshave.

BENTANCUR (URUGUAI/JUVENTUS)- Cilësitë e ish-lojtarit të Boca Juniors janë vënë re në Torino, por janë bërë më të dukshme në Rusi, pavarësisht se në sfidën e fundit të luajtur kundër Francës kanë ardhur disa gabime. Ai pëlqehet nga shumë klube, duke përfshirë Arsenal dhe Barcelonën, por Allegri nuk e lë të lirë

REBIC (KROACI/EINTRACHT)- Djaloshi që nuk la shenjë te Fiorentina është rritur: pas këtij Botërori si protagonist, vlerësimi i tij ka shkuar rreth 50 milionë euro. Nuk do të qëndrojë tek Eintracht dhe pritet të zhvillohet një ankand europian për të, me Bayern që duket se është në avantazh

LOZANO (MEKSIKË/PSV)- Ishte një nga të rinjtë që priteshin më shumë dhe e ka nisur Botërorin në mënyrën e duhur kundër Gjermanisë. “El Chucky” është një objektiv i United të Mourinho, Holanda tashmë duket se i rri ngushtë.

GOLOVIN (RUSI/CSKA)- Lojtari më i përfolur në merkato nga fillimi i Botërorit, kur ideja e Ronaldo tek Juventus dukej një çmenduri. Për momentin duket se është më afër Chelsea-it të Sarri-t, por edhe bardhezinjtë do të ngulojmë deri në fund për ë.

MUSA (NIGERI/CSKA)- Në sulm nuk ka patur shumë zbulime, për faj të mbrojtjeve të forta dhe për konfirmimin e yjeve të zakonshëm. Pëlqehet nga Marseille dhe Wolverhampton.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?