FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I mohoi 3 penallti Bajernit, Çakir mund të arbitrojë finalen e Championsit ose të Kupës së Botës

Çunei Çakir, arbitri që vendosi drejtësi në ndeshjen e kthimit mes Real Madrid dhe Bajern Mynih, mori kritika të shumta për tre penallti të padhëna. Gjithsesi arbitri turk shihet favorit për të drejtuar edhe finalen e Kievit, ose atë të Kupës së Botës.

Kryetari i gjyqtarëve të Federatës së futbollit turk, Yusuf Namoglu, tha se UEFA beson shumë te Çakir dhe për këtë qëllim arbitri ndeshjen ndërmjet Realit dhe Bajernit:”Komiteti i arbitrave në UEFA janë të kënaqur punën e tij. Ne shpresojmë që të jetë arbitri i finales së Kupës së Botës në Rusi. Në vitin 2015, ai arbitroi ndeshjen mes Barcelonës dhe Juventusit. Infantino dhe Çakir besojnë te Çakir, kështu që mund ta zyrtarizojnë për të gjykuar finalen në Botëror”.

Namoglu nuk pranoi të komentojë mbi rastet e diskutueshme. “Unë personalisht nuk mund të komentoj vendimet e Çunei Çakir, por mund të them atë që kanë parë të gjithë, edhe Massimo Busacca, komiteti i FIFA-s dhe UEFA”, tha ai. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?