Ibrahimovic, mesazh emocionues për Milanin (VIDEO)

Klubi italian i Milanit ndodhet në SHBA në turneun parasezonal të International Champions Cup, ku ditën e nesërme do të luajnë edhe ndeshjen e parë përballë Manchester United.

Së fundmi një mesazh motivues por edhe pak prekës ka ardhur nga ish-sulmuesi i tyre, Zlatan Ibrahimovic me anë të një video.

Këtë video klubi italian e ka publikuar në faqen zyrtare të tyre në TWitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Përshëndetje për të gjithë tifozët e Milanit, shpresoj të jeni mirë. Ju keni mbetur në zemrën time, më mungoni shumë. Fat të mbarë, do të jem gjithmonë me ju, ju përshëndes shumë”, ka thënë Zlatan në videon e publikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?