FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ibrahimoviç: Në Rusi do jem, s’ka kuptim Botërori pa mua!

Nuk ka më dyshime: Zlatan Ibrahimoviç do të luajë në Kupën e Botës. Nëse para disa javësh bomberi suedez kishte ende dilema, tashmë gjiganti skandinav nuk ka asnjë dyshim dhe e thotë me bindje se në Botëror ai do të jetë.

I ftuar në një televizion amerikan, Ibrahimoviç deklaroi:

“Sigurisht që do të shkoj në Botëror, por kjo është e vetmja gjë që mund të them sepse në të kundërt do më kritikojnë, duhet të jem i kujdesshëm me fjalët që them në këtë periudhë, por e përsëris një Kupë Bote pa mua nuk do të ishte një Kupë Bote”, u shpreh ish-sulmuesi i Junajtid. Ibra në tre ndeshjet e para me ekipin e Los Anxhelos, ka shënuar 3 gola. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?