Ibrahimovic: Nëse virusi nuk vjen te Zlatan, Zlatan shkon te virusi! (VIDEO)

Zlatan Ibrahimovic aktivohet për të mbështetur luftën kundër koronavirusit dhe me një video-mesazh në rrjetet sociale nis kështu fushatën e sensibilizimit: “Italia më ka dhënë gjithmonë shumë dhe, në këtë moment dramatik, dua t’i kthej edhe më shumë këtij vendi që e dashuroj.

Vendosa që, bashkë me personat që po punojnë me mua, të krijojmë një mbledhje fondesh për spitalet e Humanitas dhe t’i përdor pushtetin tim komunikues për të shpërndarë mesazhin sa më shumë. Wshtë një problem serioz dhe kemi nevojë për një ndihmë konkrete që të mos mbetet vetëm video.

Besoj te bujaria e kolegëve të mi, e të gjithë atletëve profesionistë dhe atyre që duan të bëjnë një donacion të vogël në bazë të mundësive, për të larguar këtë virus. Të gjithë bashkë mund t’ia dalim të shpëtojmë jetë. Sot jemi duke bërë tifo për mjekët dhe infermierët. Ta heqim këtë Koronavirus dhe të fitojmë këtë ndeshje!”, u shpreh Ibrahimovic.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?