Ibrahimovic: S’kam asgjë më pak se Messi dhe Ronaldo, pas futbollit dua të zhdukem!
Zlatan Ibrahimovic si gjithmonë është i veçantë si brenda dhe jashtë fushave të lojës. Në një intervistë për “France Football”, Ibra u pyet se si e shikon veten në krahasim me Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon, por dhe për “Topin e Artë”.
“Topi i Artë nuk më mungon, Përkundrazi, unë i mungoj Topit të Artë. Nëse merren për bazë aftësitë futbollistike, nuk kam asgjë mangët nga Ronaldo e Messi, të cilët e kanë fituar më së shumti, por nëse shihen trofetë, atëherë ata kanë fituar shumë më tepër se unë.
Messi te PSG? Unë vajta te PSG si një mbret dhe u largova si një legjendë. Kam shkruar historinë time në atë klub dhe askush nuk mund ta fshijë. Messit i takon të shkruajë kapitullin e tij natyrisht, por nuk mund të fshijë kurrsesi atë që unë kam bërë te PSG-ja.
Çfarë do të bëj pasi ta mbyll me futbollin? Pasi të mbyll karrierën, dua të zhdukem. Kur jeton kaq gjatë sa unë në botën e futbollit, njeriu e di mirë se çfarë i është dashur të kalojë mendërisht dhe fizikisht. Prandaj, vetëm dua të zhdukem dhe të shijoj jetën”, deklaroi suedezi.
KOHA JONË SONDAZH

