Ibrahimovici shqiptar debuton me Bayernin në moshën 17 vjeç
Bayern Munchen bëri detyrën sot duke mundur 3-0 Bochum, ndërkohë që për bavarezët bëri debutimin e tij edhe 17-vjeçari me origjinë shqiptare, Arijon Ibrahimovic.
Talenti i ri, prindërit e të cilit janë nga Prizreni dhe që luan me ekipet zinxhir të Gjermanisë, u aktivizua në minutën e 77, duke zëvendësuar Sane.
Disa javë më parë ai rinovoi kontratën me skuadrën bavareze deri në vitin 2025. Ibrahimovic u bë pjesë e Bayernit nga Nurnbergu katër vite më parë në moshën 13-vjeçare.
KOHA JONË SONDAZH

