Ibrahimovici shqiptar largohet nga Bayerni, transferohet në Seria A

Arijon Ibrahimovic do të largohet nga Bayern Munich për të vijuar karrierën në elitën e futbollit italian Serie A. Sulmuesi i talentuar kosovar është pjesë e Bayern Munich që nga viti 2018, ku ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e kësaj skuadre deri në ekipin e parë.

17-vjeçari ka debutuar edhe me ekipin e parë, por ai ka vendosur të bëj një hap para në karrierë duke u transferuar në Serie A. Gianluca Di Marzio ka raportuar se Frosinone ka siguruar shërbimet e Ibrahimovic dhe zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet ditën e mërkurë.

Megjithatë, gazetari i famshëm italian nuk ka dhënë detaje për transferimin, duke raportuar vetëm se Frosinone ka marrë një talent të madh në radhët e veta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Frosinone javë më parë po nga Bayerni ka transferuar edhe sulmuesin tjetër shqiptar Marvin Cuni për shumën e 400 mijë eurove. Te kjo skuadër janë edhe dy shqiptarët tjerë si Justin Ferizaj dhe mbrojtësi Sergio Kalaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?