“Icardi kishte një telefon për femrat e tjera, Wanda ja hodhi në det”
Wanda Nara dhe Mauro Icardi duken një çift i lumtur, por mesa duket nuk është se po shkojnë aq mirë gjërat mes tyre. Në Argjentinë hedhin dritë për një episod të ndodhur në fillimet e lidhjes mes tyre.
Sipas Angel de Brito, një prezantues i njohur televiziv në Argjentinë, ky i fundit zbulon se në fillim të historisë mes Wandës dhe Mauros, tashmë agjentja e sulmuesit, kishte zbuluar një celular të fshehtë tek Mauro, të cilin ai e përdorte për të folur me femra të tjera.
“Kur Wanda dhe Mauro u njohën, Icardi kishte dy telefona, dhe njëri u zhduk një ditë. Një telefon ishte ai ‘zyrtari’, ndërsa tjetri përdorej për ‘gjëra të vogla’. Dhe një ditë, këto ‘gjërat e vogla’ dolën në sipërfaqe, kur çifti nuk ishte ende i martuar. Wanda u tërbua nga ky fakt, dhe teksa të dy gjendeshin në një jaht, ajo e mori telefonin dhe e fluturoi direkt e në det”, shprehet prezantuesi argjentinas.
KOHA JONË SONDAZH

