FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Icardi më në fund bën “paqe” me Interin, nga nesër rikthehet në stërvitje

Mauro Icardi ka përfunduar kurën në gjurin e majtë dhe nga nesër do të bashkohet me grupin për t’u vendosur në dispozicion të trajnerit Lucciano Spalletti.

Sulmuesi argjentinas i Interit është jashtë që nga 13 shkurti, kur ju hoq shiriti i kapitenit, pak para transfertës ndaj Rapidit të Vienës. Më pas ka pasur shumë kontradikta dhe deklarata nga të dyja palët.

Icardi do të përpiqet që të rikthehet në formën më të mirë në këto ditë nga ndeshjet e kombëtareve, për të qenë gati më 31 mars në duelin ndaj Lazios. Vështirë që ta nisë nga minuta e parë pas kësaj periudhë të vështirë, por goli i parë do të jetë shumë domethënës. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?