Icardi mesazh tifozëve: Nëse nuk e doni Interin kur humbet, mos e doni edhe kur fiton
Pas humbjes zhgënjyese kundër Bolognës, Mauro Icardi ka paralajmëruar tifozët e tij që të mbështesin ekipin në këtë moment të vështirë. Ky është mesazhi i postuar në Instagram nga kapiteni zikaltër:
“Duhet të kesh vullnetin për të përballuar vështirësitë për të kaluar në hapat e suksesit. Nëse nuk na doni kur humbasim, mos na doni edhe kur fitojmë”.
Fjalë prej lideri, këto të Icardit, duke i dhënë një përgjigje banderolave të tifozëve t Interit në shkallët e stadiumit në duelin e mundur minimalisht ndaj Bolognës.
Në vitin 2019, Inter ka marrë vetëm një pikë (0-0 në barazimin ndaj Sassuolos) dhe ende nuk ka mundur që të gjejë rrugën e rrjetës. Pas humbjes ndaj Torinos, erdhi eliminimi në Kupën e Italisë ndaj Lazios, ndërkohë që dje u certifikua kriza e zikaltërve, duke mbetur vetëm 4 dhe 5 pikë në distancë ndaj Milanit dhe Romës. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

