Idrizi reagon pas dënimit: Jetë të gjatë mbretit, grup burracakësh! (VIDEO)

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi ka reaguar pas dënimit të rëndë të FSHF me 1 vit e gjysmë pas incidenteve pas ndeshjes ndaj Vllaznisë. Duke folur për RTSH, ai ka mohuar që të ketë patur dhunë, ndërkohë që nuk ka nguruar që të thumbojë federatën.

“Nga Federata nuk kemi se çfarë presim, është histori tjetër. Ndeshjet e Flamurtarit nuk do t’i ndjek në transfertë, por sa të jenë ato në shtëpi, do t’i ndjek të gjitha. Nuk do të marr një vinç, për t’i ndjekur në stadium, por kemi mënyra të tjera dhe do t’i shoh, të jeni të sigurt për këtë gjë.

Një lajm i mirë për sportdashësit vlonjatë është që javën e kaluar kemi bërë pagesën e parë për masterplanin e ‘Vlora Sport”. Tani do të fillojmë investimin tonë të sportit, nuk do të merremi me këta që lehin dhe dënojnë. Na mungon stafi për ndeshjet e radhës? Këto janë histori të thjeshta për t’u gjetur, ne gjejmë stadium, staf. Nuk ka probleme Vlora për këto gjëra. Për shembull stafin mund ta gjejmë atë të fëmijëve 12-vjeçarë për këtë ndeshje. Do ta gjejmë një zgjidhje”, vijoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke iu kthyer dënimit, Idrizi e cilëson të pamoralshëm dhe nuk kursen ironinë ndaj institucionit të futbollit dhe përfaqësuesve të tij si Kastriti, Pregja apo edhe “mbretin” Duka.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Disiplina nuk ka marrë pamjet filmike, ka marrë fjalët e shenjtorëve që më vjen keq për një plak me thinja të bardha i cili në vend që të gëzojë pensionin me fëmijët e tij, një zotëri që mos gabohem quhet Kastrati, të cilin e kam respektuar për hatër të moshës, që të flasë gjëra që nuk i kanë hije. Nëse do të vijë të vërtetojë që një nga pjesëtarët e stafit të tij, të Federatës së Futbollit është një kumarxhi që ka probleme me bankat, me bastet e Vlorës, të vijë ta vërtetojë në Vlorë. Të marrë informacion edhe në komisariat. Ne do të vazhdojmë punën tonë me ndershmërinë tonë, këto le të dënojnë. Është njëlloj si të të fyejnë në Amsterdam në një rrugicë të bukur me drita të kuqe, është njëlloj sikur të të fyejnë ata e të të dënojnë ata. Unë vazhdoj investimin tim.

Të presim dhe të shohim. Por e vërteta nuk është e vërtetë ajo që them unë, por e të gjithë palëve, ke edhe tifozerinë, ke policinë. Nuk kemi vetëm shenjtor Pregjën, këta janë grup burracakësh, nuk kanë lidhej këta me asnjë gjë. E përsërit, këta janë grup burracakësh që kanë mënyrën e tyre të jetesës në këtë lloj sistemi. Por të jeni të sigurt që këta nuk më ndalin dot mua në projektin tim. Unë lus Zotin që zoti Duka të ketë jetën sa më të gjatë, që të jetojë sa më gjatë në krye të Federatës së Futbollit, që ditën kur unë të filloj projektin ‘Vlora Sport’ ta kem atje, me këmbë dhe me dorë dhe me jetë të gjatë. E përsëris, jetë të gjatë mbretit tonë.

E ka thënë i nderuari, “mbreti është Laçi’, shëmbëlltyra e tij është kjo, është e dukshme fare. Por të jeni të sigurt që dhunë në Vlorë nuk ka patur”, deklaroi administratori i vlonjatëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?